KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qamili: Së shpejti transporti publik për studentët do të jetë falas

Qamili: Së shpejti transporti publik për studentët do të jetë falas

Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës, Albi Qamili, pas një takimi me udhëheqësit dhe përfaqësuesit e organizatave studentore të Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore, ku u diskutuan kërkesat e studentëve dhe detajet teknike për realizimin e projektit.

“Shumë shpejt, transporti publik falas për studentët! Premtimi ynë po bëhet realitet. Sot bëmë një hap konkret: përcaktuam detajet teknike që transporti falas për studentët të hyjë në funksion”, ka deklaruar Qamili.

Ai theksoi se kjo iniciativë synon t’ua lehtësojë përditshmërinë studentëve dhe ta bëjë Tetovën një qytet më atraktiv për të rinjtë.
“I dëgjojmë kërkesat e studentëve dhe ua lehtësojmë studimet. Tetova duhet të jetë qytet ku të rinjtë duan të studiojnë dhe të qëndrojnë”, u shpreh Qamili.

Detajet konkrete për mënyrën e funksionimit të transportit falas pritet të bëhen publike së shpejti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.