KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjakova pranohet si anëtare e Ligës së Qyteteve Historike, anëtarësimi zyrtarizohet në Japoni

Gjakova pranohet si anëtare e Ligës së Qyteteve Historike, anëtarësimi zyrtarizohet në Japoni

Komuna e Gjakovës është pranuar zyrtarisht si anëtare e Ligës së Qyteteve Historike, në kuadër të Konferencës së 20-të Botërore të Qyteteve Historike, e mbajtur në Himeji të Japonisë.

Në këtë konferencë morën pjesë kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Nita Efendia Brovina, si dhe udhëheqësja e Sektorit të Integrimeve Evropiane, Adea Hasi.

Sipas njoftimit të Komunës, gjatë kësaj ngjarjeje Gjini prezantoi historinë, kulturën dhe traditat e qytetit të Gjakovës para përfaqësuesve të qyteteve nga vende të ndryshme të botës.

Po ashtu, ai mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme, ku u nënshkrua Deklarata e Himejit.

Pas përfundimit të konferencës në Himeji, delegacioni i Gjakovës qëndroi edhe në Kyoto, ku në darkën zyrtare të organizuar nga kryetari i këtij qyteti, Ardian Gjini mbajti fjalën përmbyllëse në emër të delegacioneve pjesëmarrëse.

Komuna e Gjakovës vlerëson se ky anëtarësim dhe takimet me kryetarët e qyteteve japoneze dhe ndërkombëtare krijojnë mundësi të reja për zhvillimin turistik, kulturor dhe ekonomik të qytetit.

Në njoftim është theksuar gjithashtu se ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e pranisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.