Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec ka njoftuar qytetarët se KRU “Gjakova” po vazhdon rehabilitimin e gropave të krijuara pas deformimeve në rrugë, të shkaktuara si pasojë e punimeve në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit, punimet gjatë ditës së sotme po zhvillohen në rrugën “Seljadin Mullabazi – Mici”, në segmentin nga semaforët në drejtim të qendrës së qytetit.
Drejtoria ka kërkuar nga pjesëmarrësit në trafik që gjatë dy ditëve të ardhshme të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalizimin rrugor në zonën ku po zhvillohen punimet.
Punimet pritet të vazhdojnë deri në përfundimin e rehabilitimit të pjesëve të dëmtuara të rrugës. /Telegrafi/