KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“PD-ja do t’i mbështesë totalisht studentët”, Berisha fton faktorët opozitarë për bashkim kundër Ramës

“PD-ja do t’i mbështesë totalisht studentët”, Berisha fton faktorët opozitarë për bashkim kundër Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli në një konferencë për shtyp mbrëmjen e kësaj të shtune, ku komentoi protestën e zhvilluar gjatë ditës.

Berisha deklaroi se PD-ja është në mbështetje të plotë të studentëve dhe bëri thirrje për bashkim të qytetarëve dhe faktorëve opozitarë kundër kryeministrit Edi Rama.

Ai akuzoi policinë se ka provokuar protestuesit dhe studentët, duke vepruar, sipas tij, me një skenar kriminal ndaj revoltës studentore. Berisha ftoi qytetarët dhe të gjithë faktorët opozitarë t’i bashkohen kësaj lëvizjeje.

“Sot u faktua se protestuesit dhe studentët u provokuan nga policia, e cila vepron me një skenar kriminal ndaj revoltës studentore. Kam një ftesë për të gjithë: të bashkohemi në mbështetje të studentëve, të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi me njëri-tjetrin, pavarësisht nga dallimet që mund të kemi. Të bashkohemi me studentët, të cilët po zhvillojnë një betejë epike kundër së keqes më të madhe të këtij kombi, që e ka emrin Edi Rama. Ju garantoj se Partia Demokratike është vendosur t’i mbështesë totalisht studentët, revoltën e tyre dhe të respektojë të gjithë ata që janë në këtë linjë. Ftoj çdo qytetar të angazhohet në këtë betejë. Bashkimi i të gjithë faktorëve opozitarë duhet të jetë kurora e kësaj lëvizjeje të madhe e të paparë që po zhvillohet në Shqipëri, për t’u ndarë nga ky regjim dhe për t’u përgatitur për një qeveri që do të përgatisë kuadrin ligjor për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Berisha.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.