Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë nisur protestën para Gjykatës Supreme, duke kërkuar drejtësi për pagat që, sipas tyre, nuk i kanë marrë tash e dy muaj.
Gjatë protestës, njëri nga punëtorët u shpreh se zëri i mbi 330 punëtorëve duhet të dëgjohet dhe se pagat janë e drejtë e tyre.
“Duam drejtësi! Sot duhet të dëgjohet zëri i mbi 330 punëtorëve. Duhet të dëgjohet nga të gjithë. Paga është një e drejtë, puna është një e drejtë dhe punëtori nuk është vetëm një numër. Familja e punëtorit nuk mund të presë pafundësisht. Ne duam që drejtësia të vihet në vend”, tha ai, ndër të tjera.
Protestuesit mbanin edhe pankarta me mbishkrime si: “Mos i zvarritni, punëtorët po dëmtohen” dhe “Filloi muaji i tretë pa paga, edhe sa duhet të presim?”./Klankosova.tv

