Christian Pulisic vazhdon të shkruajë historinë me Kombëtaren e Shteteve të Bashkuara, teksa ka lënë pas Cristiano Ronaldon në një statistikë interesante të Kupës së Botës.
Ylli amerikan ishte protagonist në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Paraguait, ku SHBA-ja shkoi në pushim me epërsinë e thellë 3-0.
Edhe pse Folarin Balogun realizoi dy gola, Pulisic ishte motori i aksioneve sulmuese të amerikanëve. Ai regjistroi asistimin për golin e parë të Balogunit, duke e çuar në tre numrin total të asistimeve në karrierën e tij në Kupat e Botës.
Me këtë asistim, Pulisic ka kaluar Cristiano Ronaldon në renditjen e asistuesve në historinë e Botërorit. Portugezi pavarësisht karrierës së jashtëzakonshme ka vetëm dy asistime në këtë kompeticion, ndërsa amerikani tani numëron tre.
Pulisic po zhvillon një tjetër turne mbresëlënës me SHBA-në dhe vazhdon të konfirmohet si figura kryesore e ekipit të drejtuar nga Mauricio Pochettino./Telegrafi/
