KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Publikoi fotografi me një thikë në ambientet e shkollës, arrestohet i mituri në Gjakovë

Publikoi fotografi me një thikë në ambientet e shkollës, arrestohet i mituri në Gjakovë

Një i mitur është arrestuar pasi kishte publikuar në rrjete sociale një fotografi me një thikë në ambientet e shkollës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:26, në Gjakovë.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është sjellë në stacion dhe në prezencë të prindit e ka dorëzuar një thikë.

“Gjakovë 29.05.2026 – 12:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), për shkak se në rrjete sociale, kishte publikuar fotografi me një thikë në ambientet e shkollës. I dyshuari është sjellë në stacion dhe në prezencë të prindit e ka dorëzuar një thikë. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.