KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Presidentja Shiroka Pula pranon Raportin e Progresit, zotohet për reforma drejt BE-së

Presidentja Shiroka Pula pranon Raportin e Progresit, zotohet për reforma drejt BE-së

Presidentja Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, i cili ia dorëzoi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.

Me këtë rast, Shiroka Pula theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për avancimin e reformave, transmeton Klankosova.tv.

Ajo theksoi se Kosova është vend proevropian dhe se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i Republikës së Kosovës dhe se institucionet e vendit janë të përkushtuara për avancimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit, funksionimin demokratik të institucioneve dhe përmbushjen e standardeve evropiane.

 Nga ana tjetër, sipas njoftimit nga zyra e presidentes, ambasadori Schuebel e përgëzoi Presidenten Shiroka Pula për qasjen e saj konstruktive dhe përpjekjet për të kontribuar për frymën e bashkëpunimit dhe unitetit në skenën politike të Kosovës.

Ndërkaq Presidentja vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me BE-në në avancimin e agjendës evropiane të vendit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.