KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Publikohen rezultatet për drejtorin e AKP-së, asamblistja e LVV-së Nora Kelmendi del më e listuara

Publikohen rezultatet për drejtorin e AKP-së, asamblistja e LVV-së Nora Kelmendi del më e listuara

Anëtarja e Kuvendit Komunal të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Nora Kelmendi është renditur e para në procesin e përzgjedhjes për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Në njoftimin e publikuar nga AKP, Kelmendi ka grumbulluar gjithsej 86.6 pikë, duke marrë 30 pikë në testin me shkrim dhe 56.6 pikë në intervistë.

Në vendin e dytë është renditur Yll Buleshkaj, aktualisht drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, me gjithsej 81.2 pikë. Ai ka fituar 31 pikë në testin me shkrim dhe 50.2 pikë në intervistë.

I treti në listë është Alban Maliqi me 72.2 pikë, prej të cilave 33 pikë në testin me shkrim dhe 39.2 pikë në intervistë.

Ndërkaq, Muharrem Arifi është renditur i katërti me gjithsej 71 pikë, duke marrë 30 pikë në testin me shkrim dhe 41 pikë në intervistë.

Rezultatet janë bërë publike nga Agjencia Kosovare e Privatizimit pas përfundimit të procesit të vlerësimit të kandidatëve që konkurruan për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të institucionit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.