KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

PSG synon t’ia rrëmbejë objektivin kryesor Barcelonës

PSG synon t’ia rrëmbejë objektivin kryesor Barcelonës

Paris Saint-Germain raportohet se e ka identifikuar Julian Alvarez si objektivin kryesor për repartin ofensivë, në rast se ndonjë sulmues largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Klubi francez pritet të rishikojë disa situata kontratash dhe transferimesh sapo të përfundojë sezoni 2025/26, ndërsa vazhdon garën për titullin e pestë radhazi në Ligue 1 dhe mbrojtjen e trofeut në Ligën e Kampionëve.

Sipas raportimeve nga gazetari Djamel, bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit kanë vazhduar prej javësh, teksa PSG po përgatitet për lëvizje të mundshme në repartin ofensivë.

Disa emra si Bradley Barcola, Goncalo Ramos dhe Lee Kang-in janë përfolur për largime të mundshme, duke e shtyrë klubin parisien të eksplorojë herët alternativa elitare në sulm.

telegrafi.com

Trajneri Luis Enrique është një admirues i madh i Julian Alvarez dhe kishte kërkuar transferimin e tij që dy vite më parë. Spanjolli e sheh kampionin e botës si përforcimin ideal për skemën e tij sulmuese, falë fleksibilitetit, intensitetit në lojë dhe efikasitetit para portës.

Julian Alvarez po zhvillon një tjetër sezon mbresëlënës me Atletico Madrid. Argjentinasi ka realizuar 20 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime në 49 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.