Rayan Cherki është shndërruar në një objektiv të rëndësishëm të merkatos, me Paris Saint-Germainin dhe Real Madridin që po e ndjekin nga afër situatën e tij te Manchester City.
Mesfushori ofensiv francez, 23-vjeçar, ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2030 dhe konsiderohet pjesë e rëndësishme e projektit të tij sportiv.
Sipas raportimeve, transferimi i Cherkit mund të kushtojë rreth 90 deri në 100 milionë euro.
Megjithatë, Manchester City nuk dëshiron ta humbasë futbollistin dhe nuk ka konfirmuar gatishmëri për shitjen e tij.
PSG-ja ka qenë e interesuar për Cherkin edhe para transferimit të tij në Angli, ndërsa Reali po e vlerëson si një përforcim të mundshëm për repartin ofensiv. Për momentin, nuk raportohet për ndonjë ofertë zyrtare. /Zëri

