KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Kitara e George Michael nga videoklipi i Faith del në ankand për 138 mijë euro

Kitara e George Michael nga videoklipi i Faith del në ankand për 138 mijë euro

Kitara ikonike që George Michael përdori në videoklipin e këngës së famshme Faith pritet të shitet për 120 mijë funte (rreth 138 mijë euro).

Instrumenti iu dhurua nga këngëtari asistentes së tij personale, Siobhan Bailey, me të cilën punoi për rreth 20 vjet.

Pas vdekjes së Siobhan në vitin 2014, kitara u trashëgua nga bashkëshorti i saj, Ian Belcher, i cili tashmë e ka nxjerrë në ankand, shkruan DailyMail.

Vendimi ka shkaktuar pakënaqësi te familjarët e saj, pasi vëllai, Gerard Bailey, pretendon se motra e tij dëshironte që sendet personale t’u mbeteshin nipërve dhe mbesave.

Sipas Gerard, Siobhan kishte nisur të përgatiste një testament para vdekjes, por dokumenti nuk ishte regjistruar.

Ai ka deklaruar se motra e tij do të ishte kundër shitjes së kujtimeve të çmuara dhe se do të kishte preferuar që ato të mbeteshin brenda familjes.

Kitara e markës Gretsch Synchromatic 160 u përdor nga George Michael në videoklipin e Faith, këngë e publikuar në vitin 1987 që u bë një nga hitet më të njohura të karrierës së tij.

Në ankand përfshihen edhe fotografi të nënshkruara, porosia e këngëtarit për koncertin Live Aid dhe një itinerar nga turneu historik i Wham! në Kinë, në vitin 1985. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.