KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

PSG-ja i jep leksion Barcelonës, ia dëshmon pse është kampion i Evropës

PSG-ja i jep leksion Barcelonës, ia dëshmon pse është kampion i Evropës

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Barcelonës, në kuadër të xhiros së tretë në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.

Skuadra franceze dëshmoi se pse e ka epitetin kampion i Evropës për të regjistruar triumf me rezultat 4-2.

Desire Doue me një supergol nga distanca e kaloi PSG-në në epërsi (38’).

Barcelona u këndell në pjesën e dytë për të barazuar përmes Xavi Espart që u asistua nga Fermin (55’).

Sidoqoftë, Lucas Hernandez shënoi me kokë pas harkimit të Doue për ta kthyer avantazhin e vendasve (72’).

Barcelona sërish nuk u dorëzua për të barazuar përmes Lamine Yamal që realizoi solo gol të bukur (79’).

Mirëpo, shpresa për një përmbysje qëndroi dy minuta. Vitinha me eurogol ia tregoi vendin katalunasve (81’).

Kurse, goditjen finale ia dha Fabian Ruiz pas asistimit të Hakim për rezultatin përfundimtar (86’).

Kësisoj, PSG vazhdon si lider në Ligën e Kampionëve me nëntë pikë ndërsa Barcelona zë pozitën e pestë me gjashtë sosh./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.