KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

PSG dëshiron t’ia rrëmbejë një objektiv të rëndësishëm Man Utd

PSG dëshiron t’ia rrëmbejë një objektiv të rëndësishëm Man Utd

Paris Saint-Germain po tenton t’ia rrëmbejë një objektiv madhor Manchester United në prag të afatit kalimtar veror.

Klubi parisien ka hyrë fuqishëm në garë për Mateus Fernandes, mesfushorin portugez të West Ham United, i cili konsiderohet një nga prioritetet kryesore të “Djajve të Kuq” për repartin e mesfushës.

Me afrimin e afatit kalimtar, emri i Fernandes po përmendet gjithnjë e më shumë në tregun evropian.

21-vjeçari ka qenë ndër lojtarët më të spikatur të West Ham këtë sezon, duke regjistruar katër gola dhe tre asistime në 36 ndeshje, pavarësisht situatës së vështirë të klubit londinez, që rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.

Interesimi fillestar për mesfushorin portugez erdhi nga Manchester United, që e sheh si një profil ideal për të ardhmen e repartit qendror dhe si partner afatgjatë të kapitenit Bruno Fernandes.

Megjithatë, sipas raportimeve të “The Athletic”, PSG ka hyrë fuqishëm në garë dhe synon të përforcojë mesfushën me talentin e ri.

Nga ana tjetër, West Ham nuk pritet ta lejojë largimin e tij lehtësisht.

Klubi anglez e transferoi Fernandes verën e kaluar nga Southampton për rreth 44 milionë euro dhe lojtari ka kontratë deri në vitin 2030.

Sipas mediave britanike, kartoni i tij mund të arrijë vlerën e 60 milionë eurove.

Nëse West Ham konfirmon rënien nga Liga Premier, Mateus Fernandes pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar së verës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.