KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Pse shumica e vendeve evropiane e duan Ukrainën në NATO?

Pse shumica e vendeve evropiane e duan Ukrainën në NATO?

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se shumë vende evropiane e kanë kuptuar rëndësinë e Ukrainës për sigurinë e kontinentit, duke theksuar se fuqia ushtarake e Kievit e bën atë një aleat të rëndësishëm për NATO-n.

Ai tha se, në rast të anëtarësimit të Ukrainës në Aleancën Veri-Atlantike, vendet anëtare do të mund të mbështeteshin te ushtria, ushtarët dhe populli ukrainas.

“Shumë evropianë e kanë kuptuar se kanë nevojë për Ukrainën, sepse Ukraina është e fortë. Me Ukrainën në NATO, ata mund të mbështeten te ushtarët tanë, ushtria jonë, populli ynë dhe te unë”, deklaroi Zelensky.

Ai shtoi se kjo është një nga arsyet pse disa vende evropiane e mbështesin përfshirjen e Ukrainës në NATO.

Anëtarësimi në NATO mbetet një nga objektivat kryesore strategjike të Kievit, i cili e sheh Aleancën si garanci për sigurinë dhe mbrojtjen afatgjatë nga kërcënimet ruse.

Ndryshe, aleanca më e fuqishme ushtarake në botë ka 32 shtete anëtare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.