KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Protesta të dhunshme në Shqipëri: 19 të lënduar në spitale, mes tyre 6 policë dhe 4 gazetarë

Protesta të dhunshme në Shqipëri: 19 të lënduar në spitale, mes tyre 6 policë dhe 4 gazetarë

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake të raportuara nga strukturat spitalore, deri në orën 15:15 janë paraqitur për ndihmë mjekësore 19 persona, raporton Euronews.

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 17 të lënduar. Mes tyre janë pesë efektivë policie, katër përfaqësues të medias, njëra prej të cilave shtetase e huaj, si dhe tetë protestues.

Ministria bën me dije se të gjithë personat e paraqitur në këtë spital ndodhen në gjendje shëndetësore stabile.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur edhe dy persona të tjerë, një efektiv policie dhe një protestues.

Bilanci mbetet paraprak, ndërsa protestat dhe përplasjet mes qytetarëve dhe forcave të policisë vijojnë në Tiranë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.