KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Pse shtatzënia mund të ndikojë përkohësisht në kujtesë?

Pse shtatzënia mund të ndikojë përkohësisht në kujtesë?

Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor” mund të shfaqen gjatë shtatzënisë. Një studim i ri ka identifikuar një mekanizëm të mundshëm në tru që mund të shpjegojë këto ndryshime.

Studiuesit zbuluan një lidhje nervore mes hipotalamusit, një strukture të trurit që ndihmon në rregullimin e shumë proceseve të organizmit, dhe hipokampusit, një rajon që luan rol të rëndësishëm në formimin e kujtimeve.

Sipas gjetjeve, nivelet e larta të estrogjenit gjatë shtatzënisë rrisin aktivitetin e disa neuroneve në hipotalamus. Këto neurone më pas ulin aktivitetin e hipokampusit, duke ndikuar përkohësisht në funksionet e kujtesës, shkruan Reuters transmeton Gazeta Shneta.

Eksperimentet fillestare u kryen te minjtë. Kafshët e ekspozuara ndaj niveleve të larta të estrogjenit shfaqën probleme të përkohshme me kujtesën. Kur studiuesit çaktivizuan lidhjen nervore mes hipotalamusit dhe hipokampusit, këto probleme u zhdukën.

Më pas, studiuesit vlerësuan kujtesën te 70 gra, disa prej të cilave ishin shtatzëna dhe të tjerat jo. Rezultatet treguan se vështirësitë me kujtesën shfaqeshin kryesisht në fazat e fundit të shtatzënisë dhe shoqëroheshin me nivele më të larta të estrogjenit në gjak.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se këto gjetje nuk nënkuptojnë se shtatzënia shkakton një rënie të përgjithshme të aftësive njohëse.

Ndryshimet duket se janë më specifike dhe mund të prekin disa lloje të kujtesës, përfshirë atë afatshkurtër, afatgjatë, hapësinore, sociale dhe verbale.

Ky fenomen zakonisht zbehet pas lindjes. Autorët theksojnë gjithashtu se rezultatet e marra te gratë përputhen me mekanizmin e identifikuar te minjtë, por nuk e vërtetojnë drejtpërdrejt se e njëjta rrugë nervore funksionon në të njëjtën mënyrë edhe te njerëzit. /Gazeta Shneta

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.