KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hoti viziton Kalanë e Kastërcit, kërkon intensifikimin e hulumtimeve arkeologjike dhe zhvillimin e turizmit kulturor

Hoti viziton Kalanë e Kastërcit, kërkon intensifikimin e hulumtimeve arkeologjike dhe zhvillimin e turizmit kulturor

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka vizituar Kalanë e Kastërcit në Suharekë, ku nga afër është njohur me zbulimet arkeologjike dhe objektet historike që gjenden në këtë lokalitet.

Hoti ka vlerësuar rëndësinë e këtij lokaliteti si pasuri e trashëgimisë kulturore dhe dëshmi e qytetërimit të hershëm në trevat e Kosovës.

Gjatë vizitës, ai ka falënderuar Hamdi Bytyqin dhe vëllezërit e tij, pronarët e tokës ku ndodhet kalaja, për mikpritjen dhe prezantimin e gjetjeve arkeologjike. Në veçanti, ka veçuar Nuhiun, arsimtar i historisë, i cili për rreth 50 vjet i është përkushtuar ruajtjes dhe promovimit të kësaj historie.

Hoti ka theksuar nevojën për intensifikimin e hulumtimeve arkeologjike, duke kërkuar përfshirjen e studiuesve vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe zgjerimin e kërkimeve në arkivat e qendrave të ndryshme botërore.

Sipas tij, dokumentimi shkencor i historisë së këtij lokaliteti dhe i rrjetit të vendbanimeve e kishave që lidhen me të do të ndihmonte në pasurimin e hartës arkeologjike të Kosovës.

Ai ka vlerësuar gjithashtu se Kalaja e Kastërcit paraqet një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e Suharekës dhe promovimin e turizmit kulturor.

Në këtë drejtim, Hoti ka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Suharekës të bashkëpunojnë për hartimin dhe zbatimin e një plani konkret, me synim shndërrimin e këtij lokaliteti në një destinacion të rëndësishëm për vizitorët vendorë dhe ndërkombëtarë. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.