KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pse ka më pak gra në mesin e shefave të kuzhinës? Flet Selim Bërbatovci (VIDEO)

Pse ka më pak gra në mesin e shefave të kuzhinës? Flet Selim Bërbatovci (VIDEO)

Me mbi 30 vjet përvojë si shef kuzhine, Selim Bërbatovci ka rrëfyer për Klan Kosovën pasionin e tij për gatimin dhe profesionin që e ushtron prej dekadash.

Në emisionin "Ora 7", ai foli edhe për dallimin mes gatimit në shtëpi dhe profesionit të kuzhinierit, duke treguar arsyen pse, sipas tij, shumë nga shefat më të njohur të kuzhinës në botë janë burra, ndonëse në familje gatimi shpesh u takon grave.

"Unë mendoj që edhe gratë janë shumë të mira dhe të zonjat në profesionin që e bëjnë, sidomos në kuzhinë. Unë njoh kuzhiniere shumë të mira, por ndoshta është pak edhe ai stresi që ne e përballojmë pak më shumë si meshkuj. E thashë gratë janë shumë të zonjat, por ka më pak", tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Bërbatovci theksoi se gratë kanë edhe angazhime të tjera më shumë se burrat.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.