KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Hoxha: Solidaritet me të prekurit nga aksidenti tragjik në Bullgari

Hoxha: Solidaritet me të prekurit nga aksidenti tragjik në Bullgari

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha shprehu sot ngushëllimet për familjet e viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari.

“Thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik në Bullgari, i cili ka marrë shumë jetë dhe ka lënë të tjerë të lënduar. Mendimet tona dhe ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjet dhe të dashurit e viktimave, si dhe për popullin dhe Qeverinë e Bullgarisë”, u shpreh Hoxha.

Ai u uroi shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë të lënduarve, si dhe forcë të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi.

Dymbëdhjetë persona humbën jetën sot në dy aksidente masive që bllokuan autostradën “Trakia” në Bullgari. Shkak i aksidentit mendohet se ishte mjegulla e dendur që kishte kufizuar dukshmërinë në rrugë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.