KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protestuesit përplasen me policinë, arrestohen disa persona – Rama largohet nga Kryeministria

Protestuesit përplasen me policinë, arrestohen disa persona – Rama largohet nga Kryeministria

Protesta e 94-të radhazi kundër qeverisë në Tiranë është shoqëruar sërish me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Pas paralajmërimeve të përsëritura përmes megafonëve, efektivët kanë ndërhyrë me forcë për të larguar protestuesit që tentonin të avanconin drejt godinës së Kryeministrisë.

Policia ka nisur gjithashtu përdorimin e gazit lotsjellës, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar.

Protesta është ndarë në dy fronte. Një pjesë e protestuesve vijon të qëndrojë përpara Kryeministrisë, ku po mbahen fjalimet dhe po përsëriten thirrjet kundër qeverisë. Ndërkohë, vëmendja kryesore është zhvendosur te grupi tjetër i protestuesve, i cili ndodhet pranë një prej hyrjeve të pasme të godinës dhe ka tentuar të avancojë drejt ambienteve të Kryeministrisë.

Policia ka blinduar zonën dhe ka vendosur kordonë të shumtë për të penguar lëvizjen e protestuesve. Pas paralajmërimeve me megafon, efektivët kanë ndërhyrë për t’i zmbrapsur, duke sjellë përplasje në terren dhe përdorimin e gazit lotsjellës.

Në pjesën përpara Kryeministrisë, ndërkohë, vijojnë fjalimet e protestuesve, ndërsa tubimi po zhvillohet në një situatë të tensionuar.

Protesta e sotme shënon ditën e 94-t të mobilizimit të vazhdueshëm. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkohet gjithashtu ndryshimi i klasës politike dhe krijimi i një qeverie tranzitore. /Tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.