Vijon e tensionuar protesta pranë Kryeministrisë.
Vizion Plus, raporton se gjatë tensioneve është regjistruar edhe një incident.
Një protestues ka humbur ndjenjat dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kanë qenë efektivët e policisë ata që i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë.
Është njoftuar edhe ambulanca për ta transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Burimi: telegrafi.com ↗

