KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Protestat përfshijnë Italinë, mijëra qytetarë në rrugë kundër Melonit

Protestat përfshijnë Italinë, mijëra qytetarë në rrugë kundër Melonit

Fermerët hodhën pleh organik në rrugët e Torinos, ndërsa protesta masive u zhvilluan në më shumë se 50 qytete të Italisë, kundër rritjes së kostos së jetesës dhe gjendjes së dobët të shërbimeve publike.

Mijëra studentë dhe punëtorë dolën në rrugë, duke kërkuar përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe arsimor, si dhe masa për lehtësimin e barrës ekonomike.

Protestat u organizuan në kuadër të një greve kombëtare, të mbështetur nga sindikata antikapitaliste USB, ku u përfshinë mësues, punëtorë të bujqësisë dhe sektorit shëndetësor.

Tubimet më të mëdha u zhvilluan në Milano, Torino dhe Romë, ku protestuesit shprehën pakënaqësinë ndaj kryeministres Giorgia Meloni dhe qeverisë së saj të djathtë.

Në disa qytete pati përplasje mes demonstruesve dhe policisë.

Në Milano u shfaqën pankarta kundër qeverisë, ndërsa në Napoli disa protestues dogjën fotografi të Melonit.

Kërkesat ndryshuan nga një qytet në tjetrin.

Në Gjenova, punëtorët e porteve protestuan kundër militarizimit të porteve dhe eksportit të armëve drejt zonave të konfliktit, ndërsa në Bolonjë studentët kërkuan ndryshime në politikat arsimore

Valët e protestave nuk janë të kufizuara vetëm në Itali. Demonstrata të ngjashme janë zhvilluar javëve të fundit edhe në Francë, Spanjë, Portugali, Shqipëri dhe Serbi, kryesisht kundër kostos së lartë të jetesës, krizës së banesave dhe pakënaqësive ndaj qeverive.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.