Dymbëdhjetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në spitale pas lëndimeve gjatë protestës së opozitës sot në Tiranë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njofton se në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjashtë persona, dy prej tyre efektivë policie, një deputet, dy protestues dhe një kalimtar – të gjithë ata janë jashtë rrezikut për jetë.
Ndërsa, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur gjashtë protestues të lënduar. Katër prej tyre kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut, ndërsa dy vijojnë trajtimin mjekësor.
Burimi: lajmi.net ↗

