KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protestat e dhunshme në Shqipëri, arrestohen 10 persona

Protestat e dhunshme në Shqipëri, arrestohen 10 persona

Të paktën 10 persona janë shoqëruar në komisariat, pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë sot gjatë protestës së dhunshme në Tiranë.

Policia ka përdorur autobotin me ujë në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Protestuesit nuk janë larguar nga sheshi dhe vijojnë të qëndrojnë përballë forcave të policisë, dhe tensionet mes palëve nuk janë qetësuar.

Protesta është shoqëruar më herët me përplasje, hedhje molotovësh dhe përdorim të laserëve në drejtim të efektivëve të policisë. Gjithashtu, një protestues dhe një polic u panë të shtrirë në tokë gjatë përplasjeve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.