KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Promovohet libri për fëmijë “Kur yjet zbresin në dhomë”, me mesazh shprese dhe fuqie emocionale

Promovohet libri për fëmijë “Kur yjet zbresin në dhomë”, me mesazh shprese dhe fuqie emocionale

Është promovuar libri për fëmijë “Kur yjet zbresin në dhomë”, një vepër e ndërtuar në tri tregime që trajtojnë me ndjeshmëri përballjen e fëmijëve me sëmundje të rënda, duke prekur tema si frika, sfida, shpresa, dashuria dhe fuqia e imagjinatës.

Libri synon të përcjellë një mesazh të fortë emocional dhe edukativ, duke iu qasur përmes narrativës botës së fëmijëve që përballen me situata të vështira shëndetësore.

Para promovimit zyrtar, libri u është dorëzuar vetë fëmijëve të cilëve u dedikohet, përmes një aktiviteti simbolik me vlerë të veçantë, të organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini” në bashkëpunim me autorët e veprës.

Ky aktivitet është zhvilluar gjatë një vizite në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), konkretisht në Repartin e Onkologjisë, ku fëmijët janë takuar me autorët dhe ekipin organizativ.

Në panelin e promovimit kanë qenë të pranishme autorja e librit, Mjedra Bajraktari, si dhe psikologia Xhevahire Balaj, të cilat kanë folur për rëndësinë emocionale dhe terapeutike të literaturës për fëmijë në situata të vështira jetësore.

Sipas organizatorëve, ky projekt përfaqëson një ndërthurje të artit letrar me ndjeshmërinë sociale, duke synuar të sjellë shpresë dhe mbështetje për fëmijët dhe familjet e tyre.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.