KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Profesionistët shëndetësorë i drejtohen Qeverisë me disa kërkesa, paralajmërojnë protestë

Profesionistët shëndetësorë i drejtohen Qeverisë me disa kërkesa, paralajmërojnë protestë

Një iniciativë për ‘’rikthimin e dinjitetit të profesionistëve shëndetësorë në Kosovë’’ u është drejtuar institucioneve të vendit me tetë kërkesa konkrete, duke kërkuar përgjigje deri më 6 nëntor.

Iniciatori i kësaj nisme u ka bërë thirrje studentëve të mjekësisë, të diplomuarve, mjekëve në stazh, profesionistëve të licencuar, të papunësuarve dhe atyre që janë të punësuar, që ta përkrahin iniciativën dhe ta shpërndajnë atë në rrjetet sociale.

Sipas tij, profesionistët e shëndetësisë po përballen me pasiguri për të ardhmen, pavarësisht viteve të gjata të studimit dhe përgatitjes profesionale.

Ai ka vlerësuar se pas viteve të sakrificës dhe përgatitjes për t’i shërbyer vendit, profesionistët shëndetësorë nuk duhet të mbeten peng i pasigurisë dhe mungesës së përgjegjësisë institucionale.

Sipas tij, mungesa e mundësive për punësim dhe zhvillim profesional po i shtyn profesionistët që perspektivën e tyre ta kërkojnë jashtë Kosovës.

Institucioneve u është dhënë afat deri më 6 nëntor për t’iu përgjigjur kërkesave, ndërsa thirrja përfundon me mesazhin: “Nuk heshtim më. Nuk dorëzohemi më. Bashkë për dinjitetin tonë!”./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.