KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Rama ‘selam’ për VIP-at: “Japin ditë-natë leksione morali, në vend se të distancohen”

Rama ‘selam’ për VIP-at: “Japin ditë-natë leksione morali, në vend se të distancohen”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në Facebook lidhur me protestat që po mbahen atje.

Reagimi e kishte fokusin edhe te VIP-at për të cilët tha se në vend se të distancohen nga dhuna, i këndojnë asaj papushim.

"Dje VIP-at që japin ditë-natë leksione morali nga ekranet e korruptuara, e që në vend se të distancohen nga dhuna e ta dënojnë atë kanë marrë anën e dhunuesve e i këndojnë dhunës papushim, dolën në mbrojtje të të drejtave të listës së dhunuesve me precedent penal që morën pjesë në terrorizimin e Shqipërisë duke djegur e shkatërruar në Tiranë. Medemek ata dhunues përsëritës të ligjit, i mbroka ligji nga ekspozimi publik madje, sipas VIP-ave, qoftë edhe me identitet të fshehur!" – shkroi ai.

Rama theksoi se protesta është një vlerë demokratike dhe sfidë qytetare që maksimalizohet me dialog dhe reflektim, ndërkaq thotë se dhuna është anti-vlerë sociale dhe sfidë kriminale ndaj shtetit, ligjit dhe sigurisë publike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.