KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Proces diktatorial” – Rama akuzon qeverinë për bllokimin e mozaikut të Nënës Terezë

“Proces diktatorial” – Rama akuzon qeverinë për bllokimin e mozaikut të Nënës Terezë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë një konference për media, ka akuzuar qeverinë për pengimin e vendosjes së mozaikut kushtuar figurës së Nënës Terezë në kryeqytet.

Ai ka deklaruar se projekti financohet nga Kryeqyteti, ka marrë votat e të gjithë asamblistëve dhe është pajisur me leje nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, duke kaluar, sipas tij, të gjitha procedurat ligjore.

Megjithatë, ai ka thënë se po tentohet të bllokohet në mënyrë të paligjshme instalimi i mozaikut, duke e cilësuar këtë veprim si të papranueshëm dhe të patolerueshëm.

“Sot jemi këtu në shesh, në kryeqytet për ta vendosur muralin e ikonës shqiptare, të madhes, të shenjtës Nënës Terezë… Sot këtu përkundër faktit që ky projekt është i financuar prej kryeqytetit, e ka marrë votën e të gjithë asambleistëve, e ka marrë lejen nga drejtoria e shërbimeve publike, dhe i ka kaluar të gjitha fazat ligjore tash po tentohet që në mënyrë joligjore të bllokohet  instalimi i këtij murali, kjo është e papranueshme dhe e pa tolerueshme" – tha mes tjerash Rama.

Gjatë konferencës, kryetari ka kritikuar qeverisjen, duke e akuzuar për bllokimin e vazhdueshëm të projekteve të kryeqytetit.

"…E kemi një proces diktatorial të kësaj qeverie, që e keni pa tash e disa vite bllokon rregullisht projektet e kryqytetit… duke fillu nga sheshi, rrugën A… duke vazhdu me nënkalimin, me ishullin urban dhe shumë e shumë projekte të tjera… e tash vazhdojnë me bllokada të jashtë ligjshme… ” – shtoi mes tjerash Rama.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.