KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Pengohet vendosja e muralit të Nënës Terezë, Rama: Skandaloze, kujt i përgjigjet shteti ynë?

​Pengohet vendosja e muralit të Nënës Terezë, Rama: Skandaloze, kujt i përgjigjet shteti ynë?

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, reagoi rreptë pas pengimit sonte të vendosjes së muralit të Nënës Terezë në kryeqytet. Ai e quajti situatë skandaloze dhe kërkoi llogari publike nga Policia e Kosovës lidhur me urdhrin për ndalimin e punimeve.

Rama theksoi se Komuna e Prishtinës, si institucioni kompetent për lëshimin e lejeve për hapësirat publike në kryeqytet, e kishte dhënë lejen e nevojshme për vendosjen e muralit. Sipas tij, ndërhyrja për ndalimin e punimeve është bërë pa vendim të publikuar dhe me pretendimin se urdhri ka ardhur “nga lart”.

“Skandaloze! Kujt i përgjigjet shteti ynë? Urdhrave politikë?! Policia duhet ta sqarojë publikisht këtë deklaratë, ta identifikojë personin që dha urdhrin dhe ta bëjë publik vendimin mbi të cilin veproi!“, shkroi Rama.

Kryetari i Prishtinës shtroi një varg pyetjesh drejtuar organeve të rendit, duke kërkuar zbardhjen e plotë të bazës ligjore dhe përgjegjësisë institucionale për këtë bllokadë.

“Kush është ‘lart’ në Kosovë? Kush mund ta ndalë me një fjalë goje një punë për të cilën Komuna ka dhënë leje? Kërkoj llogari nga Policia e Kosovës. Me çfarë vendimi u ndalua vendosja? Mbi cilën bazë ligjore? Kush e kërkoi ndërhyrjen dhe kush e urdhëroi? Kush bëri presion politik mbi Policinë?“, shtoi Rama.

Reagimi i kryetarit të kryeqytetit vjen pasi gjatë mbrëmjes së sotme, Policia e Kosovës ndaloi punimet për vendosjen e mozaikut 33 m² kushtuar Nënës Terezë në Sheshin “Zahir Pajaziti”, përballë ndërtesës së Ministrisë së Ekonomisë.

Deri në këto çaste, nuk ka ndonjë përgjigje nga ministria. As Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për pengimin e vendosjes së muralit të Nënës Terezë në kryeqytet.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.