KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Probleme teknike në Itali, anulohen disa fluturime nga dhe drejt Rinasit

Probleme teknike në Itali, anulohen disa fluturime nga dhe drejt Rinasit

Problemet në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali kanë sjellë anulimin e disa fluturimeve nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Preken disa qytete italiane, mes tyre Milano, Torino dhe Verona.

Disa fluturime nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës janë anuluar gjatë ditës së sotme për shkak të problemeve teknike në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, i cili njofton se anulimet kanë ardhur si pasojë e kufizimeve të vendosura në hapësirën ajrore italiane.

Sipas njoftimit, fluturimet e prekura janë ato drejt dhe nga Milano (Malpensa), Torino, Verona, Pisa, Rimini dhe Gjenova.

Aeroporti bën me dije se është në koordinim me kompanitë ajrore dhe autoritetet përkatëse për të ndjekur situatën dhe për të minimizuar ndikimin te pasagjerët.

Ndërkohë, të gjithë qytetarët që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt ose nga Italia këshillohen të kontrollojnë rregullisht njoftimet e kompanive ajrore, për t’u informuar mbi statusin më të fundit të fluturimeve të tyre.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës thekson se siguria dhe mirëqenia e pasagjerëve mbeten prioriteti kryesor, ndërsa situata do të ndiqet në bashkëpunim me autoritetet dhe kompanitë ajrore.

Pasagjerët këshillohen të mos nisen drejt aeroportit pa verifikuar paraprakisht statusin e fluturimit me kompaninë ajrore përkatëse. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.