KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prizreni forcon mbështetjen për fëmijët në rrezik, Totaj nënshkruan marrëveshje me “Terre des hommes”

Prizreni forcon mbështetjen për fëmijët në rrezik, Totaj nënshkruan marrëveshje me “Terre des hommes”

Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj ka nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëfinancimi me Fondacionin “Terre des hommes Lausanne” në Kosovë, me qëllim të vazhdimit të mbështetjes dhe ofrimit të shërbimeve të specializuara për fëmijët në situatë rruge dhe fëmijët në rrezikshmëri të lartë.

Përmes kësaj marrëveshjeje synohet forcimi i shërbimeve në Qendrën në Nashec, si dhe rritja e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale, Qendrës për Punë Sociale dhe Policisë së Kosovës, për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve.

“Përmes kësaj marrëveshjeje, do t’i forcojmë shërbimet në Qendrën në Nashec dhe bashkëpunimin me Qendrën për Punë Sociale e Policinë e Kosovës, duke vendosur mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve në qendër të angazhimit tonë”, është shprehur kryetari Totaj.

Komuna e Prizrenit ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me organizatat dhe institucionet relevante për krijimin e kushteve më të mira për fëmijët në nevojë dhe për ofrimin e mbështetjes së nevojshme sociale. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.