KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pritje deri në një orë në disa pika kufitare të Kosovës

Pritje deri në një orë në disa pika kufitare të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka publikuar të dhënat më të fundit për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës, ku në disa vendkalime vazhdojnë të regjistrohen pritje dhe kolona të automjeteve.

Sipas QKMK-së, në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin deri në 40 minuta, ndërsa për dalje janë rreth 10 minuta. Kolona e automjeteve në hyrje arrin në rreth 300 metra.

Në Muçibabë, pritjet për hyrje në Kosovë janë edhe më të gjata, duke arritur deri në 60 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është rreth 500 metra. Për daljen nga Kosova, në këtë pikë kufitare nuk raportohet për pritje.

Ndërkaq, në Han të Elezit, pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova janë rreth 10 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin në rreth 100 metra. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.