KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prishtina pret Llapin në “Fadil Vokrri”, publikohen formacionet

Prishtina pret Llapin në “Fadil Vokrri”, publikohen formacionet

Prishtina dhe Llapi do të përballen sonte në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës, në një derbi që pritet të sjellë rivalitet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prishtina vjen në këtë përballje me një fitore në dy ndeshjet e para, ndërsa takimi ndaj Dritës është shtyrë. Kryeqytetasit synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive dhe të marrin fitoren e dytë sezonale para tifozëve të tyre.

Në anën tjetër, Llapi ka pasur një start të vështirë të kampionatit, pasi ka pësuar dy humbje në dy xhirot e para. Skuadra nga Podujeva do të kërkojë pikët e para të sezonit pikërisht në “Fadil Vokrri”.

Prishtina do të rreshtohet në fazën ofensive me Diatta, Selmanin dhe Kryeziun, ndërsa pas tyre do të jetë Labinot Krasniqi, i cili pritet të ketë rol të rëndësishëm në organizimin e aksioneve.

Llapi, në anën tjetër, do të kërkojë rrezikun kryesor në sulm përmes Ademit, Gashijanit dhe Hasanit.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa të dyja skuadrat kanë objektiva të ndryshëm: Prishtina kërkon të vazhdojë serinë pozitive, kurse Llapi synon të hapë llogarinë e pikëve në këtë sezon.

Formacionet zyrtare

Prishtina: Iljazi, Zeqiri, Lugiqi, Kryeziu, Halili, Diatta, Bytyqi, Saletic, Krasniqi, Selmani.

Llapi: Troost, Aliu, Ajvazi, Jaha, Hasani, Ademi, Ramadani, Blakçori, Hetemi, Xhaka, Gashijani.

/Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.