KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Egjipti i shpall si terroriste një numër të madh organizatash, mes tyre edhe një nga Kosova

Egjipti i shpall si terroriste një numër të madh organizatash, mes tyre edhe një nga Kosova

Autoritetet egjiptiane kanë vendosur 35 organizata, shoqata dhe institucione islame nga Evropa, mes tyre edhe një shoqatë nga Kosova, në listën kombëtare të organizatave terroriste. Me të njëjtin vendim, në listën e terroristëve janë shtuar edhe 36 persona.

Vendimi është marrë nga Gjykata Penale në Kajro më 10 nëntor 2026, ndërsa masa do të jetë në fuqi për një periudhë prej pesë vitesh.

Aktvendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare të Egjiptit, në kuadër të lëndës numër 11108 të vitit 2026, e cila po trajtohet nga Prokuroria e Lartë për Sigurinë Shtetërore.

Mes organizatave të përfshira në listë është edhe Këshilli i Myslimanëve të Evropës, së bashku me degët e tij, si dhe disa shoqata islame që veprojnë në Francë, Britani të Madhe, Gjermani, Itali, Suedi, Zvicër dhe vende të tjera evropiane.

Organizata nga Kosova që gjendet në këtë listë të autoriteteve egjiptaes quhet “Cultural Foundation for Science and Education”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.