KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KFOR-i dhuron pajisje mjekësore për QKMF-në në Prizren

KFOR-i dhuron pajisje mjekësore për QKMF-në në Prizren

Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë (KFOR) ka dhuruar pajisje mjekësore për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve të saj për trajtimin e rasteve emergjente.

Sipas njoftimit të KFOR-it, në kuadër të donacionit janë përfshirë 200 batanije për raste emergjente, nëntë dyshekë spitalorë, një barelë vetëngarkuese për autoambulancë, si dhe pajisje të tjera mjekësore.

Në ceremoninë e dorëzimit morën pjesë komandanti i Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it, koloneli Giuseppe De Blasi, dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

KFOR-i ka bërë të ditur se pajisjet do të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve të QKMF-së për reagim ndaj emergjencave dhe ofrimin e kujdesit për pacientët.

Sipas njoftimit, përmes iniciativave të tilla, KFOR-i vazhdon të mbështesë institucionet lokale dhe të forcojë bashkëpunimin me komunitetet në Kosovë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.