KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prishtina ende pa Spital, komuna po shqyrton ofertat e investitorëve të huaj

Prishtina ende pa Spital, komuna po shqyrton ofertat e investitorëve të huaj

Lokacioni është i caktuar tash e gati tri vite.

Kjo është e vetmja nismë për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës që u bë gjatë kësaj kohe.

Kësisoj, lokacioni e buxhetin për këtë institucion shëndetësore u rikthye në kuvendin komunal para dy javësh që me miratimin e asamblistëve kaloi.

Por, kritika ka opozita kundrejt kryetarit Përparim Rama.

‘Si në çdo segment të jetës shoqërore në Prishtinë, qeverisja aktuale nuk e ka pas qasjen e duhur kundrejt Spitalit publik të Prishtinës, sepse si projekt këtë nuk duhet parë si projekt godinash si një investim kapital por si një institucion që duhet t;i shërbej qytetarëve, ai duhet bërë por në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë”, ka theksuar Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të VV-së.

Sveçla tha se lokacioni është i paligjshëm.

“Në një prej seancave të kaluara është sjellë lokacionin edhe njëherë për spitalin mirëpo ai është i paligjshëm sepse i mungon dokumentacioni i pronësisë”, ka deklaruar ai.

Por, që ky projekt s’u realizua deri më tani, kryetari Përparim Rama po ia lë fajin dikujt.

“E kemi shty përpara na është bashkëpunimi me nivelin qendror dhe si rezultat e kemi organizu konferencën për investitor ku tash kemi oferta nga sektori privat për spitalin e kryeqytetit dhe jemi në proces”, ka deklaruar Rama.

Ndonëse nuk dha ndonjë afat Rama tregoi se po i shqyrtojnë disa oferta.

“Nuk e kemi veç një investitor i kemi dy-tre dhe tash ne po i shikojmë se cila na përshtatet më shumë që ta shtyjmë përpara këtë projekt”.

Në mars të 2023 u nda buxhet në vlerë 1.3 milionë euro dhe u prezantua një projekt por që tash pritet të ndryshoj./TVDUKAGJINI

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.