Dita e gjashtë e protestës së studentëve dhe qytetarëve në Tiranë, me thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, nisi e qetë pranë Ministrisë së Arsimit, por u përshkallëzua shpejt në dhunë para kordonëve policorë.
Përplasjet nisën në sheshin "Skënderbej", ku u sulmua një person dhe mbetën të lënduar një i mitur e një gazetare, e cila u dërgua me urgjencë në spital.
Protestuesit hodhën molotovë ndaj policisë, duke përfshirë në flakë një efektiv, zbrapsën dy cisterna uji dhe i vunë zjarrin koshave të mbeturinave si dhe ambienteve të një komisariati. Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë.
Marshimi vazhdoi drejt selisë së Partisë Socialiste, prej ku u panë të dilnin persona me maska e shkopinj.
Komisioni Evropian reagoi menjëherë duke dënuar dhunën, zjarrvëniet dhe shkatërrimin e pronës, teksa u bëri thirrje palëve për proporcionalitet dhe mirëkuptim institucional.
Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

