I vendosur jo vetëm në qendër të kryeqytetit, por edhe në qendër të dëshirave të klientëve, "Culaccino" ka bashkuar forcat me brendin e njohur të kafesë Prince Caffe.
Këtu, çdo kërkesë gastronomike synon të tejkalojë pritshmëritë, nga shija autentike italiane dhe ambienti mikpritës, deri te mbrëmjet plot atmosferë.
“Ne këtu në Culaccino jemi një restorant italian. Sigurisht, në vend të parë e kemi ushqimin shumë të mirë dhe cilësor. Në bashkëpunim me partnerët e mi, kemi arritur ta bindim një kuzhinier me përvojë shumë të gjatë në Gjermani, i cili ka punuar më shumë se 15 vjet në restorantet italiane, përfshirë restorantet më të mira në Berlin, që të kthehet e të jetojë në Kosovë dhe të sjellë përvojën e tij pikërisht këtu, në Culaccino, në mënyrë që t'u ofrojmë klientëve tanë ushqimin sa më të mirë”, tha Valdrin Isufi.
Në një vend ku cilësia është prioritet, nuk mund të mungojë as shija unike e kafesë Prince Cafe.
“Ashtu siç e kemi cilësinë e ushqimit, e kemi kërkuar edhe cilësinë e kafesë dhe atë e kemi gjetur te Prince Cafe”, tha Rita Jusufi.
Aroma dhe shija e produkteve të këtij brendi nga Devolli Corporation, me kokrra të përzgjedhura me kujdes, janë pritur mirë edhe nga klientët, duke plotësuar përvojën gastronomike që ofron Culaccino.

