KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Prezantuesja Anthea Turner zbulon rezultatet e trajtimit estetik pa kirurgji – ndryshimi para dhe pas

Prezantuesja Anthea Turner zbulon rezultatet e trajtimit estetik pa kirurgji – ndryshimi para dhe pas

Prezantuesja britanike, Anthea Turner, 66 vjeçe, ka zbuluar rezultatet e trajtimit estetik jo kirurgjikal për shtrëngimin e lëkurës së fytyrës dhe qafës, duke publikuar fotografi krahasuese para dhe pas procedurës.

Ajo tregoi se me kalimin e viteve kishte filluar të ndihej më pak e sigurt për pamjen e saj, veçanërisht për lëkurën e lirshme në zonën e qafës dhe nofullës.

Turner iu nënshtrua gjashtë seancave mujore të trajtimit Focus Dual, i cili kombinon teknologjinë e mikrogjilpërave dhe radiofrekuencës për të përmirësuar pamjen dhe cilësinë e lëkurës, pa ndërhyrje kirurgjikale.

Anthea

Sipas saj, rezultatet kanë tejkaluar pritshmëritë, sidomos në zonën e nofullës dhe qafës.

Ajo theksoi se dëshironte një ndryshim natyral, pa humbur volumin e fytyrës dhe pa u dukur sikur kishte kryer ndërhyrje estetike.

Prezantuesja tha se procedura ishte pothuajse pa dhimbje, ndërsa rikuperimi ishte i shpejtë, duke i lejuar të vazhdonte aktivitetet e përditshme.

Anthea

Gjashtë seancat i kushtuan rreth 500 funte secila, teksa tani planifikon të vazhdojë me trajtime mirëmbajtjeje çdo tre deri në katër muaj.

Madje, ajo tregoi me humor se pas trajtimeve, disa shoferë autobusësh kanë dyshuar në moshën e saj kur përdor kartën e udhëtimit falas, duke e detyruar të dëshmojë se është vërtet 66 vjeçe.

Anthea

Turner, e cila ka folur hapur për ndryshimet që sjell mosha, këshilloi që personat që zgjedhin këtë trajtim të ndjekin të gjithë ciklin e rekomanduar, pasi rezultatet mund të përmirësohen gradualisht edhe pas përfundimit të seancave.

Në jetën personale, prezantuesja ka shtyrë për herë të katërt martesën me Mark Armstrong, me të cilin u fejua në Romë në shtator të vitit 2019. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.