KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

FIFA reagon zyrtarisht për skandalin e pagës së fshehtë të Infantinos

FIFA reagon zyrtarisht për skandalin e pagës së fshehtë të Infantinos

FIFA ka reaguar pas raportimeve për pagesa shtesë të padeklaruara ndaj presidentit të saj, Gianni Infantino, duke mohuar se ka paguar një pagë të dytë apo se ka shkelur rregullat financiare të organizatës.

Sipas dokumenteve financiare të publikuara në SHBA, kompania FWC2026 US Inc, e krijuar për organizimin e Kupës së Botës 2026, i ka paguar Infantinos 1.76 milionë dollarë gjatë vitit 2024.

Kjo shumë nuk ishte përfshirë në raportin vjetor të FIFA-s për pagën e tij.

Në raportin zyrtar të FIFA-s, kompensimi i Infantinos për vitin 2024 ishte rreth 4.27 milionë franga zvicerane.

Zbulimi i pagesës shtesë ka ngritur pikëpyetje për transparencën financiare të organizatës dhe respektimin e rregulloreve të saj.

Megjithatë, FIFA i ka hedhur poshtë akuzat. “FIFA nuk i paguan presidentit një pagë të dytë dhe i përmbush të gjitha kërkesat për raportimin e kompensimit”, thuhet në reagimin e organizatës.

Sipas FIFA-s, kompensimi vjetor i presidentit dhe përfitimet e tjera kontraktuale përcaktohen nga një nënkomitet i pavarur për kompensimin.

Organizata gjithashtu thekson se llogaritë e saj auditohen në mënyrë të pavarur dhe se deklarimet financiare janë në përputhje me legjislacionin tatimor në Zvicër, SHBA dhe vende të tjera.

Por çështja nuk është mbyllur. Miguel Maduro, ish-drejtues i komitetit të qeverisjes së FIFA-s, ka argumentuar se mosdeklarimi i pagesave nga kompani të lidhura me organizatën mund të përbëjë shkelje të rregulloreve dhe ka kërkuar hetim të pavarur.

Skandali vjen në një periudhë kur Infantino po përballet me kritika të tjera për mënyrën e drejtimit të FIFA-s.

Pavarësisht polemikave, ai synon të kandidojë për një mandat tjetër në zgjedhjet e vitit 2027.

Për momentin, FIFA mohon çdo shkelje, ndërsa mbetet të sqarohet plotësisht natyra e pagesave shtesë dhe arsyeja pse ato nuk u paraqitën në raportin vjetor të organizatës. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.