KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Prezantuesi hyn në Guinness për koleksionin më të madh të çorapeve

Prezantuesi hyn në Guinness për koleksionin më të madh të çorapeve

Dashuria e prezantuesit të lajmeve të CBS Filadelfia, Jim Donovan, për çorapet shumëngjyrëshe i dha atij rekordin botëror Guinness.

Donovan tha se çorapet e tij shumëngjyrëshe u vunë re nga shikuesit gjatë qëndrimit të tij në transmetim dhe fansat filluan t’i dërgonin palë të reja për t’i shtuar koleksionit të tij – duke përfshirë disa me fytyrën e tij.

“Shumë njerëz më kanë dërguar çorape gjatë viteve me fytyrën time mbi to – e di, është paksa çmenduri”, tha ai për Guinness World Records.

Ai zyrtarisht e fitoi titullin për të përkuar me daljen e tij në pension.

Libri i Rekordeve Botërore Guinness konfirmoi se koleksioni i tij përfshin 1,531 palë çorape unike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.