Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy.
Gjatë takimit, presidentja Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës.
Një ndër temat e diskutimit ka qenë edhe perspektiva euroatlantike e vendit. Shiroka Pula ka ritheksuar se integrimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në NATO mbeten objektiva strategjike të Republikës së Kosovës.
Ajo ka vlerësuar mbështetjen e Belgjikës për procesin e integrimit evropian dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Në takim është diskutuar edhe për marrëdhëniet politike dhe diplomatike ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik.
Presidentja ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në sektorë si teknologjia informative, shërbimet digjitale, energjia e ripërtëritshme, infrastruktura, bujqësia, arsimi, kultura dhe turizmi.
Ajo ka potencuar se Kosova ofron mundësi për investime dhe ka shprehur gatishmërinë për të nxitur kontaktet ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve. /Lajmi.net/

