KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Rama kritikon mbylljen e Muzeut dhe Teatrit për pesë vjet: Tash po propozohet edhe Opera

Rama kritikon mbylljen e Muzeut dhe Teatrit për pesë vjet: Tash po propozohet edhe Opera

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas propozimit për ndërtimin e Operës, duke kritikuar mungesën e koordinimit me kryeqytetin.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si po trajtohet çështja e trashëgimisë kulturore, duke e lidhur atë me kundërshtimet ndaj projektit “Ishulli Urban”, për të cilin thotë se lidh 30 mijë banorë me qendrën e qytetit.

Ai ka kritikuar gjithashtu gjendjen e institucioneve kulturore, duke theksuar se Teatri Kombëtar dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës janë të mbyllur tash e pesë vjet, transmeton Klankosova.tv.

Rama ka thënë se propozimi për Operën është bërë pa bashkëpunim dhe koordinim me Kryeqytetin, ndërsa ka shprehur gatishmërinë që Komuna të ofrojë hapësirë dhe ekspertizë për realizimin e këtij projekti.

“Prandaj, ejani të bashkëpunojmë që Opera potencialisht të bëhet”, ka shkruar Rama, duke shtuar se synimi duhet të jetë që qytetarët dhe artistët të përfitojnë nga ky projekt.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.