KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Presidentja në FSK, Maqedonci e informon për punën dhe angazhimet në fushën e mbrojtjes

Presidentja në FSK, Maqedonci e informon për punën dhe angazhimet në fushën e mbrojtjes

Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Ejup Maqedonci priti në një takim presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e vizitës së saj të parë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës në cilësinë e presidentes dhe komandantes supreme të FSK-së.

Gjatë takimit, Maqedonci bëri të ditur se presidenten e informoi për punën dhe angazhimet e Ministrisë së Mbrojtjes, procesin e zhvillimit dhe modernizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe objektivat dhe prioritetet tona në fushën e mbrojtjes, transmeton IndeksOnline.

“Presidentes Shiroka-Pula i urova suksese në ushtrimin e detyrës së saj, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm në përmbushjen e objektivave tona të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ministri në Facebook.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.