KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përurohet rruga me emrin e Frank G. Wisnerit, ish-të dërguarit amerikan që kontribuoi në pavarësinë e Kosovës

Përurohet rruga me emrin e Frank G. Wisnerit, ish-të dërguarit amerikan që kontribuoi në pavarësinë e Kosovës

Sot, një rrugë e Prishtinës mori emrin e të ndjerit Frank G Wisner, ish i dërguari i posaçëm i SHBA-së për statusin e Kosovës.

Familjarët e amerikanit së bashku me kryetarin e Prishtinës u mblodhën në lagjen Arbëria që të nderojnë personin që luajti një rol kyç në pavarësinë e Kosovës..

“Po e kthejmë këtë vend në një hapësirë që krijon lidhje, duke bashkuar njerëzit dhe komunitetet. Mendoj se ishte shumë e përshtatshme, pasi bëhet fjalë për një rrugë të re. Ajo nuk ekzistonte deri para rreth dy vjetësh. E përfunduam vitin e kaluar segmentin e fundit të urës dhe, për ne, ka shumë domethënie, të gjitha të lidhura me një republikë paqësore dhe demokratike, gjë që u bë e mundur falë miqve tanë, njerëzve si Frank Wisner”.

Nga viti 2005 deri më 2008, Wisner shërbeu si i dërguar i posaçëm i SHBA-së dhe përfaqësues i posaçëm i presidentit dhe sekretarit të Shtetit për statusin e Kosovës, gjatë administratës së presidentit George W. Bush.

Ai punoi së bashku me të dërguarin e posaçëm të OKB-së, Martti Ahtisaari, në arritjen e marrëveshjes për statusin përfundimtar të Kosovës, proces që çoi drejt shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008./KP

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.