KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

​Presidenti i Shqipërisë apelon për vetëpërmbajtje gjatë protestave

​Presidenti i Shqipërisë apelon për vetëpërmbajtje gjatë protestave

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje.

Në reagimin e tij, presidenti theksoi se e drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe se shteti ka detyrim ta garantojë atë.

“Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit”, thuhet në reagim.

Ai kërkoi më shumë përgjegjësi, duke theksuar se Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim.

Presidenti shprehu gjithashtu gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe për të zhvilluar dialog.

“Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit”, theksoi ai.

Policia e Shtetit në Shqipëri ka reaguar pas, siç thuhet, përshkallëzimit të dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe shkatërrimit me zjarr të pronës publike e private gjatë një tubimi.

Në reagim, Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve që të ruajnë vetëpërmbajtjen dhe qetësinë, si dhe të distancohen menjëherë nga personat që kryejnë akte dhune, djegie dhe sulme ndaj punonjësve të Policisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.