KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Presidenti i Paraguajit, Santiago Peña, jep dorëheqjen pas kolapsit të një banke që lidhej me të

Presidenti i Paraguajit, Santiago Peña, jep dorëheqjen pas kolapsit të një banke që lidhej me të

Presidenti i Paraguajit, Santiago Peña, ka njoftuar dorëheqjen e tij pas një krize politike të shkaktuar nga falimentimi i një banke që lidhej me të.

“Dua t’u kërkoj ndjesë qytetarëve nëse në ndonjë moment kam dështuar”, tha ai në një mesazh video në rrjetet sociale. “Asnjëherë nuk kam pasur ndërmend të tradhtoj besimin që më keni dhënë”.

Kriza politike në Paraguaj shpërtheu pasi institucioni financiar “Ueno Bank” hyri në procesin e falimentimit, gjë që çoi në bllokimin e të gjitha veprimtarive të tij.

Ligjvënësit e akuzuan Peñën – i cili deri vitin e kaluar ishte aksioner në kompaninë që zotëronte bankën – për konflikt interesi dhe sjellje të pahijshme.

Dorëheqja e tij erdhi pasi dhoma e ulët e Kongresit të Paraguajit votoi pro nisjes së procedurave për shkarkimin e tij nga detyra.

Në një video të publikuar në platformën X, një ditë pasi ligjvënësit e opozitës kërkuan shkarkimin e tij, Peña deklaroi se dorëheqja synon të mbrojë stabilitetin, paqen sociale dhe institucionet demokratike.

Pas falimentimit të bankës këtë javë – e cila administronte pensione dhe fonde të tjera publike – miliona njerëz mbetën pa qasje në llogaritë e tyre, çka nxiti protesta në rrugë ku kërkohej dorëheqja e tij.

Peña fitoi zgjedhjet e vitit 2023 si përfaqësues i Partisë konservatore në pushtet, “Colorado”, duke mundur një kandidat të qendrës së majtë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.