KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Mundësia që Kurti ta kushtëzojë Ligjin për Specialen”, Gjini: Do të ishte gabim prej të cilit ka me pas zor me dal (VIDEO)

“Mundësia që Kurti ta kushtëzojë Ligjin për Specialen”, Gjini: Do të ishte gabim prej të cilit ka me pas zor me dal (VIDEO)

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka quajtur gabim kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, ai ka thënë se pas këtij procesi, duhet të vazhdohet me ndryshimet dhe përmirësimet e kërkuara dhe që ai të procedohet tutje për miratim.

Kur kanë mbetur edhe dy javë deri te afati i parashikuar për kalimin e këtij ligji, Gjini ka thënë se do të ishte mirë të mos pritet momenti i fundit.

Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, Gjini e ka cilësuar si gabim të madh, në rast se kryeministri i vendit, Albin Kurti e kushtëzon kalimin e këtij ligji.

“Janë disa rregulla prej të cilave ne nuk mundemi me dalë. Ekzistojnë rregullat në bazë të të cilave procedohen dhe votohen ligjet në Parlament. Prapë se prapë, besoj se Kuveni i Kosovës e kupton peshën…Mendoj se ka me e bë njërin prej gabimeve më të mëdha, e gabime ka shumë panumër në qeverisje dhe në udhëheqje të shtetit…Kam me qenë gabim prej të cilit ka me pas zor me dal”, ka thënë Gjini.

Por, ai ka shtuar se nuk beson se do të kalohet afati i përcaktuar për Ligjin për Specialen.  

“Ne nuk absetojmë, e vendodim prapë peshën tonë publike që në këtë temë është jashtëzakonisht e madhe dhe krejt peshën tonë e vendosim për me pas një proces të pastër që me i pa të liruar ish-krerët e UÇK-së. Fatkeqësisht është shndërruar në kulturë parlamentare kohëve të fundit, e udhëhequr nga partia më e madhe që të gjitha punët me i lënë në momentin e fundit. Unë nuk besoj se kanë me e kalu atë afat.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.