KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Presidenti i Iranit thotë se suksesi i marrëveshjes me SHBA-në do të varet nga “zbatimi i saktë”

Presidenti i Iranit thotë se suksesi i marrëveshjes me SHBA-në do të varet nga “zbatimi i saktë”

Suksesi i marrëveshjes kornizë të arritur midis SHBA-së dhe Iranit do të varet nga “zbatimi i saktë” i saj, tha të martën presidenti i Iranit.

“Efektiviteti i bisedimeve varet nga angazhimi i plotë ndaj detyrimeve të rëna dakord dhe zbatimi i tyre i saktë. Progresi në këtë rrugë do të matet me respektimin praktik të përgjegjësive të pranuara. Deklaratat jashtë tekstit të rënë dakord nuk ndihmojnë në avancimin e negociatave”, shkroi Masoud Pezeshkian në një postim në X, transmeton Telegrafi.

Negociatorët amerikanë dhe iranianë shprehën optimizëm të hënën pas negociatave në Zvicër, por kanë ofruar mesazhe të ndryshme mbi inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike që vizitojnë vendet bërthamore të Iranit.

Pezeshkian pritet të vizitojë të martën Pakistanin, i cili ka luajtur një rol kyç si ndërmjetës midis SHBA-së dhe Iranit për muaj të tërë, ndërsa të dy palët punojnë për të gjetur një zgjidhje përfundimtare diplomatike për luftën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.